Edhe në Strumicë doli një qendër fuqie që po ndez zjarre
Më 20.09.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Vasilevë të Strumicës, policia ka arrestuar E.A. (42) nga i njëjti fshat, i dyshuar për zjarrvënie. Sipas informacioneve, rreth orës 12:00 ai ka The post Edhe në Strumicë doli një qendër fuqie që po ndez zjarre appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Më 20.09.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Vasilevë të Strumicës, policia ka arrestuar E.A. (42) nga i njëjti fshat, i dyshuar për zjarrvënie.
Sipas informacioneve, rreth orës 12:00 ai ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Xhident”, në territorin e fshatit Vasilevë, ku është përfshirë një arë me bimësi të thatë. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Strumicës dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i policisë së Strumicës dhe inspektori i zjarreve. Personi i dyshuar është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës, ndërsa për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike e Strumicës.
“”Ka indikacione. Kemi një dyshim të bazuar se kush mund të jetë frymëzuesi për të gjithë këtë që ndodhi. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që në një kohë shumë të shkurtër institucionet, në një veprim të koordinuar, arritën ta tejkalojnë sfidën dhe sot mund të them se situata në Drisla, Vardarishte dhe Trubarevë është normale dhe nuk ka tym, gjë që ka ndodhur vitet e fundit”, theksoi Mickoski jo më larg se para tre ditëve rreth situatës me zjarret në Maqedoninë e Veriut.
I pyetur se ku janë qendrat e fuqisë, Mickoski tha se nuk donte të komentonte konkretisht gjeografikisht dhe shtoi se ajo që thotë bazohet në informacionin që ka dhe dyshimet e arsyeshme që ka si Qeveri.
“Sa i përket çështjeve të brendshme, ne tashmë kemi një grup prej rreth 20 personash nën monitorim, të cilët dyshohet se janë sjellë në mënyrë të devijuar në të kaluarën. Ia lë organeve të ndjekjes ta bëjnë detyrën e tyre”, tha kryeministri.
Mickosi theksoi se ka qendra të fuqisë që duan Maqedonia të mposhtet dhe jo të përparojë.
“Qendrat e fuqisë janë ata që nuk duan që Maqedonia të jetë një vend i suksesshëm, që nuk duan që ne të kemi një situatë të qëndrueshme në Maqedoni, e cila do të zhvillohet, do të arrijë sukses, do të rritet ekonomikisht, do të mbizotërojë sundimi i ligjit, nuk do të ketë korrupsion dhe krim, siç ka ndodhur gjatë 15 viteve të fundit. Ata duan ta shohin Maqedoninë e shtatë viteve më parë, të poshtëruar, të grabitur, të skllavëruar, me politikanë që e modelojnë veten, me kurriz të përkulur. Ato janë ato qendra të fuqisë.
The post Edhe në Strumicë doli një qendër fuqie që po ndez zjarre appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
