Prezantimi i strategjisë kundër bullizmit nga Bujar Osmani | VIDEO
Bujar Osmani: Çairi do të jetë komuna e parë me front institucional kundër bullizmit Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, shpalli betejën e tij të vendosur kundër The post Prezantimi i strategjisë kundër bullizmit nga Bujar Osmani | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bujar Osmani: Çairi do të jetë komuna e parë me front institucional kundër bullizmit
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, shpalli betejën e tij të vendosur kundër bullizmit në shkolla, duke premtuar krijimin e një fronti të parë sistematik dhe institucional në vend kundër dhunës ndaj fëmijëve.
“Shkollat tona duhet të jenë tempuj të dijes dhe miqësisë, jo arena të frikës dhe përjashtimit. Nga Çairi do të dërgojmë një mesazh: Nuk tolerojmë bullizëm, nuk tolerojmë heshtje përballë padrejtësisë!”, deklaroi Osmani.
Ai prezantoi një sërë masash konkrete, si punëtori të rregullta për inteligjencën emocionale dhe empatinë, programe për aftësi digjitale, shtim të stafit psikologjik e pedagogjik në shkolla, si dhe hapjen e një linje anonime për raportim, që do të jetë në dispozicion për çdo fëmijë. “Çdo fëmijë duhet ta dijë se ka kujt t’i drejtohet. Kjo është detyrimi im personal ndaj Çairit dhe ndaj së ardhmes,” shtoi ai.
Osmani paralajmëroi një qasje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë prindërit, mësuesit, organizatat lokale, sportistët dhe artistët në këtë nismë. “Nëse duam një komunitet të fortë, duhet të fillojmë me fëmijët tanë. T’u japim atyre siguri, mbështetje dhe shembull. Ky është themeli i çdo shoqërie me dinjitet,” theksoi ai.
Një nga risitë e programit do të jetë edhe vendosja e një “Dite kundër bullizmit”, që do të shënohet çdo vit si festival i tolerancës, dashurisë dhe miqësisë. Kjo ditë, sipas Osmanit, do të bëhet simbol i Çairit dhe dëshmi se komuna është një komunitet pa frikë, që mbron dinjitetin e çdo fëmije.
“Lufta kundër bullizmit është më shumë se politikë lokale. Ajo është betejë për dinjitetin njerëzor, për barazinë, për të ardhmen e shoqërisë sonë. Nga Çairi do të fillojë rrëfimi i ri. Një rrëfim në të cilin fëmijët do të rriten me krenari, me forcë dhe pa frikë,” përfundoi Osmani. Flaka
The post Prezantimi i strategjisë kundër bullizmit nga Bujar Osmani | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
