Edhe një betejë e humbur e Mexhitit – Osmani: 5 herë refuzoi debatet televizive

Kandidati presidencial Bujar Osmani ka reaguar ashpër ndaj kundërshtarit të tij politik, duke e akuzuar se pesë herë ka refuzuar përballjen në debat publik. “Kundërshtari im pesë herë refuzoi të The post Edhe një betejë e humbur e Mexhitit – Osmani: 5 herë refuzoi debatet televizive appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 13, 2025 - 14:30
 0
Edhe një betejë e humbur e Mexhitit – Osmani: 5 herë refuzoi debatet televizive

Kandidati presidencial Bujar Osmani ka reaguar ashpër ndaj kundërshtarit të tij politik, duke e akuzuar se pesë herë ka refuzuar përballjen në debat publik.

“Kundërshtari im pesë herë refuzoi të dalë në debat. Pesë herë iku nga përballja me mua. Vetëm pasi dola publikisht dhe thashë se ai po i ik qytetarëve, u frikësua nga reagimi dhe doli me një ftesë të vonuar në një televizion,” deklaroi Osmani.

Ai theksoi se ka konfirmuar tashmë dy debate të ardhshme – një në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën maqedonase – dhe se të dy janë planifikuar me kohë.

“Ai e dinte këtë, prandaj tani po përpiqet të krijojë konfuzion, për të dalë sikur unë po e shmang. Në fakt, ai po përpiqet të keqpërdorë emrin e një televizioni si justifikim që të mos paraqitet në dy debatet që i presin,” tha Osmani.

Duke e mbyllur reagimin me tone të forta, Osmani shtoi:

“Kush ka guxim, del përballë. Kush ka frikë, fshihet pas kamerave dhe manipulimeve.” Gazeta Flaka

The post Edhe një betejë e humbur e Mexhitit – Osmani: 5 herë refuzoi debatet televizive appeared first on Flaka, në çdo lajm... .