Edhe një javë mundësi për të aplikuar për çmimin “Shën Klimenti i Ohrit”
Në fund të muajit qershor do të mbarojë afati për aplikim për Çmimin Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, çmimi që i jepet individëve, grupit krijues, ekipit, institucionit, shoqërisë tregtare dhe shoqatave qytetare, transmeton Portalb.mk. “Ju informojmë se Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” ka publikuar Konkursin për ndarjen e çmimit shtetëror […]
Në fund të muajit qershor do të mbarojë afati për aplikim për Çmimin Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, çmimi që i jepet individëve, grupit krijues, ekipit, institucionit, shoqërisë tregtare dhe shoqatave qytetare, transmeton Portalb.mk.
“Ju informojmë se Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” ka publikuar Konkursin për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2024”, raportoi Ministria për Kulturë.
Ky çmim i jepet individëve ose grupeve në shenjë mirënjohjeje për arritjet në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimin e mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë shoqërore.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 qershor.
“Shuma monetare e çmimit shtetëror „Sh. Kliment Ohridski” është dhjetë (10) paga mesatare mujore në
Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguara në tre muajt e fundit të vitit aktual. Çmimi shtetëror „Sh. Kliment Ohridski” ndahet, me rregull, çdo vit”, sqaroi Ministria.
Ndryshe, Ministria e Kulturës çdo vit organizon Konkurs për shtatë çmimet shtetërore. Çmimi “Shën Klimenti i Ohrit” është çmim shtetëror, së bashku me “22 Nëntorin”, “11 Tetorin”, “Nënën Terezë”, “23 Tetorin”, “Mito Haxhi Vasilev – Jasmin” dhe “Meto Jovanovskin”.