BDI: Kumtesat e VLEN-it kundër BDI-së i shkruan VMRO-DPMNE

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media ka reaguar sot ndaj koalicionit VLEN se kumtesat e tyre kundër BDI-se po i shkruan VMRO-DPMNE. Arsye për këtë është bërë një kumtesë ku siç thonë nga BDI është lëshuar nga VLEN mirëpo në fund të saj shkruan “Përkthejeni në shqip”, që do të thotë se […]

shtator 22, 2024 - 17:00
 0  6
BDI: Kumtesat e VLEN-it kundër BDI-së i shkruan VMRO-DPMNE

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media ka reaguar sot ndaj koalicionit VLEN se kumtesat e tyre kundër BDI-se po i shkruan VMRO-DPMNE.

Arsye për këtë është bërë një kumtesë ku siç thonë nga BDI është lëshuar nga VLEN mirëpo në fund të saj shkruan “Përkthejeni në shqip”, që do të thotë se autori i kumtesave nuk është shqiptar.

Reagimi i plotë:

Sot, servilët politik shqiptarë, të cilat kanë hyrë në qeveri përmes mbështetjes së partive maqedonase, kanë lëshuar një deklaratë të pabazuar kundër BDI-së dhe liderit tonë, Ali Ahmeti. Ajo që është më shqetësuese është një gabim në fund të kësaj deklarate, ku është lënë fjalia “përkthejeni në shqip”, duke zbuluar se këto deklarata janë shkruar nga padronët e tyre maqedonas, VMRO-DPMNE, dhe më pas u janë dorëzuar atyre.

Ky fakt tregon qartë se këto subjekte nuk përfaqësojnë interesat e popullit shqiptar, por janë vegla në shërbim të interesave të tjera. Me këtë akt të turpshëm, ato kanë treguar hapur se nuk kanë pavarësi politike dhe po përdoren për të sulmuar interesat e shqiptarëve dhe për të njollosur vlerat e UÇK-së dhe BDI-së.

BDI-ja dënon fuqishëm këtë manipulim politik dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos tolerojnë këtë tradhti të hapur. Populli shqiptar meriton përfaqësim dinjitoz dhe të sinqertë, jo aktorë politikë që ndjekin skenarë të huaj.

BDI dhe Ali Ahmeti do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e shqiptarëve, me transparencë dhe dinjitet, si gjithmonë. Ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë për të çuar përpara agjendën shqiptare në këtë vend.