EDITORIAL: Si kryeministri Mickoski manipuloi në Uashington me shifrat e popullsisë në Maqedoninë e Verirut?!
EDITORIAL FLAKA Kryeministri Hristian Mickoski në konferencën “CPAC” në Uashington të SHBA-ve tha se edhe pse Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, 2/3 e popullatës në vend janë maqedonas. “Më The post EDITORIAL: Si kryeministri Mickoski manipuloi në Uashington me shifrat e popullsisë në Maqedoninë e Verirut?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

EDITORIAL FLAKA
Kryeministri Hristian Mickoski në konferencën “CPAC” në Uashington të SHBA-ve tha se edhe pse Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, 2/3 e popullatës në vend janë maqedonas.
“Më duhet ta theksoj, jeni një shtet multietnik. Keni myslimanë, keni të krishterë. Po jemi vend multietnik. Shumica, rreth 2/3 janë maqedonas, 1/3 janë të tjerët, shqiptarë, serbë, turqit, vllahët, boshnjakët dhe të tjerët. Por, 2/3 janë maqedonas”, tha Mickoski.

Por sa është e saktë kjo shifër, bazuar në regjistrimin e popullsisë së vitit 2021. Mickovski duket përdorur formulën matematikore 2/3 e popullsisë, rezulton që maqedonasit në numër janë gati 66.6%, një shifër që nuk përkon me realitetin e ri të vitit 2021, kur në regjistrimin e popullsisë vetëm 54.21 për qind janë deklaruar maqedonas. Mickovski ka rritur deklarativisht për gati 12% numrin e popullsisë maqedonase.
Enti Shtetëror i Statistikës më 30 mars 2022, publikoi numrin e përgjithshëm të popullsisë së regjistruar, që përfshin atë rezidente dhe jorezidente.
Janë regjistruar gjithsej 2,097,319 persona dhe prej tyre 54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 29.52 për qind shqiptarë, 3.98 për qind turq, 2.34 për qind nga komuniteti rom, 1.18 për qind serbë, 0.98 boshnjakë dhe 0.44 vllehë.
Bazuar në deklaratën e kryeministrit Mickovski, shifra e më e përafërt është me regjistrimin e popullsisë të vitit 2002. Në atë kohë, popullsia e përgjithshme ishte si vijon:
- Maqedonas 1,297,981 (65.17%);
- Shqiptarë 506,083 (25.17%);
- Turq 77.959 (3,85%);
- Romë 53.879 (2,66%);
- Serbë 35.939 (1,78%);
- Boshnjakë 17.018 (0,84%);
- Vllahë 9.695 (0,48%);
- Të tjerë 20.993 (1,04%).
Tendencë e kryeministrit Mickovski është edhe përfshirja e shqiptarëve në numrin e pakicave. Kur tha që 1/3 janë të tjerët, shqiptarë, serbë, turqit, vllahët, boshnjakët dhe të tjerët. Ky konstatim është tendencioz nga fakti që shqiptarët janë 29.52 për qind, e të tjerët të gjithë së bashku janë më pak se 10%, respektivisht 3.98 për qind turq, 2.34 për qind nga komuniteti rom, 1.18 për qind serbë, 0.98 boshnjakë dhe 0.44 vllehë.
The post EDITORIAL: Si kryeministri Mickoski manipuloi në Uashington me shifrat e popullsisë në Maqedoninë e Verirut?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .