Edona Llalloshi reagon për herë të parë pas aderimit në VV: Me kënaqësi ndaj me ju vendimin tim për të kandiduar për deputete
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka bërë një hap të papritur dhe të rëndësishëm në karrierën e saj, duke vendosur t’i bashkohet politikës. Të mërkurën, ajo aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në zgjedhjet e parakohshme të 9 shkurtit. Emri i Edonës tashmë është pjesë e listës së […]
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka bërë një hap të papritur dhe të rëndësishëm në karrierën e saj, duke vendosur t’i bashkohet politikës. Të mërkurën, ajo aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në zgjedhjet e parakohshme të 9 shkurtit.
Emri i Edonës tashmë është pjesë e listës së kandidatëve të kësaj partie, ku ajo do të mbajë numrin 19. Lajmi është mirëpritur me interes të madh nga publiku, ndërsa vetë Edona ka ndarë emocionet dhe qëllimet e saj përmes një deklarate në rrjetin e saj social Instagram.
Në postimin e saj në Instagram, Edona shprehu vendosmërinë për të kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe adresimin e çështjeve të rëndësishme shoqërore.
“Të dashur qytetarë të vendit tim, publiku im i çmuar, familjarë të dashur, Me kënaqësi dua të ndaj me ju vendimin tim për të kandiduar si Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e listës Lëvizja Vetëvendosje”, shkroi ajo.
Ajo theksoi se qëllimi i saj është të krijojë politika që reflektojnë nevojat reale të të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke përfshirë çështje si barazia gjinore, dhuna në familje dhe promovimi i kulturës.
“Besoj fuqishëm se mund të krijojmë politika të cilat reflektojnë nevojat reale të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Përkushtimi im do të jetë adresimi i çështjeve që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, dhunën në familje, kulturën dhe jo vetëm”, shkroi ndër të tjerash Edona.
Edona, e njohur për karrierën e saj të gjatë dhe të suksesshme në muzikë, ka fituar zemrat e publikut si një ambasadore e kulturës shqiptare, dhe tani synon ta shfrytëzojë këtë përvojë për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/