Eksperti nga diaspora, Arben Fetai pritet të jetë zv. Kryeministër nga radhët e ASH-së

Arben Fetai, është Sekretar i jashtëm i Aleancës për Shqiptarët dhe shef kabineti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari. Ai është ekspert i politikave evropiane dhe zhvillimit ndërkombëtar, me një përvojë 20 vjeçare me institucione ndërkombëtare dhe fondacione në disa kontinentë të botës. Nga viti 1989, Fetai jeton në Belgjikë por ai ka […]

qershor 11, 2024 - 16:02
 0  4
Eksperti nga diaspora, Arben Fetai pritet të jetë zv. Kryeministër nga radhët e ASH-së

Arben Fetai, është Sekretar i jashtëm i Aleancës për Shqiptarët dhe shef kabineti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari. Ai është ekspert i politikave evropiane dhe zhvillimit ndërkombëtar, me një përvojë 20 vjeçare me institucione ndërkombëtare dhe fondacione në disa kontinentë të botës.

Nga viti 1989, Fetai jeton në Belgjikë por ai ka qenë i angazhuar edhe në rajon, duke shërbyer si këshilltar i jashtëm në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës në periudhën 2004-2008, ku ka kontribuar në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. Fetai ka vijuar studimet deri në shkallën postdiplomike në Bruksel ku edhe ka pjesën më të madhe të përvojës profesionale.

Emrin e Arben Fetait për zv. Kryeministër për qeverisje të mirë e bëri të ditur kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, i cili në vazhdimësi është zotuar për kthimin dhe përfshirjen e diasporës në institucionet shtetërore. Ky i fundit për emërimin e Fetait theksoi: “ Arben Fetai jeton në Bruksel do të kthehet special dhe mendoj se ka një biografinë më të mirë nga njerëzit që jetojnë në Maqedoni në këtë fushë. Do ta lëne një periudhë familjen dhe punën që e ka në Bruksel dhe do të kthehet këtu. Do të punojë me transparencë të veçantë për qeverisje të mirë”

Përndryshe së shpejti do të publikohen emrat e plotë të funksionarëve të Qeverisë VLEN-VMRO e cila pritet të votohet gjatë javës së ardhshme.