Humbi vulën, Basha depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

Në limite të afatit 5-ditor pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit, Lulzim Basha ka depozituar rekursin në Gjykatën e Lartë për vulën e partisë. Rekursi prej 69 faqesh është hartuar dhe firmosur nga sekretarët e PD, Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa. Tashmë, mbështetësit e Lulzim Bashës që tashmë quhen demokratët euroatlantikë, kërkojnë hedhjen […]

Korrik 24, 2024 - 02:31
 0  12
Humbi vulën, Basha depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

Në limite të afatit 5-ditor pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit, Lulzim Basha ka depozituar rekursin në Gjykatën e Lartë për vulën e partisë.

Rekursi prej 69 faqesh është hartuar dhe firmosur nga sekretarët e PD, Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.

Tashmë, mbështetësit e Lulzim Bashës që tashmë quhen demokratët euroatlantikë, kërkojnë hedhjen poshtë të vendimit të Gjykatës së Apelit, të datës 11 Qershor 2024.

“Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, depozitoi sot rekursin ndaj vendimit skandaloz të 11 qershorit. Ne nuk e pranojmë paligjshmërinë, as nuk do lejojmë që padrejtësia të triumfojë.
Vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin, votat e demokratëve nuk mund të përdoren për allishverishet mes qeverisë dhe teatëropozitës për t’i dhuruar pushtetin në tavolinë Ramës, duke mbyllur listat dhe duke shkatërruar Reformën Zgjedhore. Shqipëria meriton më shumë”-
lexohet në postimin e Demokratëve Euroatlantikë në Facebook.