Stafi i Ambasadës së ShBA-së bën homazhe te pllaka memoriale e policëve të rënë në detyrë
Sot shënohet Dita Memoriale e Policëve të rënë në detyrë. Për këtë ditë janë organizuar aktivitete të ndryshme nga institucionet shtetërore. Pjesë e këtyre aktiviteteve ishin edhe pjesëtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë. Kështu ka njoftuar ambasadori Jeff Hovenier në një postim në platformën X, duke thënë se ata ishin të nderuar që iu bashkuan […]
Sot shënohet Dita Memoriale e Policëve të rënë në detyrë.
Për këtë ditë janë organizuar aktivitete të ndryshme nga institucionet shtetërore.
Pjesë e këtyre aktiviteteve ishin edhe pjesëtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Kështu ka njoftuar ambasadori Jeff Hovenier në një postim në platformën X, duke thënë se ata ishin të nderuar që iu bashkuan zyrtarëve të Kosovës në shënimin e kësaj dite.
“Kosova sot shënon Ditën Memoriale të Oficerëve Policorë, duke kujtuar 23 policët e guximshëm të Kosovës që bënë sakrificën më të madhe për vendin e tyre. Anëtarët e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë ishin të nderuar që iu bashkuan zyrtarëve të Kosovës në pllakën Memoriale për të nderuar oficerët e rënë dhe familjet e tyre”, shkroi Hovenier.