Vota e Diasporës, Çuçi: Jemi drejt dakordësisë me opozitën

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Bledi Çuçi thotë se mazhoranca është drejt dakordësisë me opozitën përsa i përketë votës së disaporës. Në një konferencë për mediat, Çuçi tha se mazhoranca e ka përcaktuar qartë formulën se si do të votojnë emigrantët, duke theksuar se numërimi i tyre do të bëhet në vendin tonë. “Grupi […]

Korrik 24, 2024 - 20:30
 0  15
Vota e Diasporës, Çuçi: Jemi drejt dakordësisë me opozitën

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Bledi Çuçi thotë se mazhoranca është drejt dakordësisë me opozitën përsa i përketë votës së disaporës.

Në një konferencë për mediat, Çuçi tha se mazhoranca e ka përcaktuar qartë formulën se si do të votojnë emigrantët, duke theksuar se numërimi i tyre do të bëhet në vendin tonë.

“Grupi i dialogut ka bërë një punë intensive, ka patur diskutime të shumta për disa çështje që na ka lënë detyrë GJK. Sa i takon votës së emigrantëve, megjithë ato diferencat që kemi patur, në lidhje me sistemin që do përdorim për të drejtën e emigrantit për të votuar. Në diskutimet e fundit që kemi patur po gjejmë dakordësi. Ne draftin tonë e kemi, formula jonë është e qartë, do votohet me postë, postën shqiptare ose me ndonjë postë tjetër si ta vendosë KQZ. Kushti i vetëm është që të ketë adresë aty ku jeton apo banon. Kjo është e rëndësishme sepse duhet të dërgohet zarfi. Mënyra si do numërohet vota është e qartë, do numërohet aty ku ka rezidenën në Shqipëri shtetasi shqiptar. Për listën ka pasur diskutime me qëllime për arritjen e konsensusit për të adresuar vendimin e GJK. Të gjitha do shkojnë drejt një formule që garanton qartë formulën që ka Kushtetuta”,tha Çuçi.