Emërohet kryeministri i përkohshëm i Sirisë, pas rrëzimit të Assadit
Udhëheqësi rebel që ndihmoi në rrëzimin e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad është emëruar si kryeministër i përkohshëm i Sirisë, raportojnë mediat lokale. Në një fjalim televiziv, Mohammed al-Bashir njofton se do të qëndrojë në post deri më 1 mars, për të udhëhequr qeverinë në tranzicion, shkruan BBC. Al-Bashir, i cili ka drejtuar provincën


Udhëheqësi rebel që ndihmoi në rrëzimin e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad është emëruar si kryeministër i përkohshëm i Sirisë, raportojnë mediat lokale.
Në një fjalim televiziv, Mohammed al-Bashir njofton se do të qëndrojë në post deri më 1 mars, për të udhëhequr qeverinë në tranzicion, shkruan BBC.
Al-Bashir, i cili ka drejtuar provincën Idlib, është vendosur të drejtojë një kabinet të vogël për të siguruar që shërbimet publike të rifillojnë.
Kjo vjen pasi disa agjenci qeveritare në vend u kanë kërkuar nëpunësve civilë dhe punonjësve të shëndetësisë të rifillojnë detyrat.
Siç raportohet nga National, një gazetë me bazë në Abu Dhabi, al-Bashir qeveriste pjesë të Sirisë veri-perëndimore (përkatësisht Idlib) si pjesë e Qeverisë së Shpëtimit Sirian, e cila është një grup i lidhur me Hayat Tahrir-al Shams (HTS).