Xhafer Gashi mban ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të mirënjohjes publike në Obiliq
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, njëherit edhe kandidat për deputet nga LDK, përmes një postimi në rrjetin social facebook, tregon se sot është mbajtur ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve të mirënjohjes publike në Obiliq. Gashi tregon se ky është viti i dytë që ky aktivitet po realizohet dhe do të jetë i […]
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, njëherit edhe kandidat për deputet nga LDK, përmes një postimi në rrjetin social facebook, tregon se sot është mbajtur ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve të mirënjohjes publike në Obiliq.
Gashi tregon se ky është viti i dytë që ky aktivitet po realizohet dhe do të jetë i vazhdueshëm edhe në vitet në vijim.
Postimi i plotë:
Ceremonia Vjetore e Ndarjes së Çmimeve të Mirënjohjes Publike në ObiliqSë bashku me Drejtorin e Aktivitetit Kontrata Sociale nga USAID-i, z. Jetmir Baku, Kryesuesen e Kuvendit Komunal, anëtarët e Komisionit për Çmimet e Mirënjohjes Publike, ekzekutivin, zyrtarët komunalë, përfaqësues të D+, përfaqësues të USAID-it, Aktivitetit Kontrata Sociale, stafin e NPL Kastrioti Sh.A., dhe qytetarë, kemi mbajtur ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të mirënjohjes publike për “Çmimin Vjetor për Angazhim Qytetar” dhe “Çmimin Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal”.
Nga kjo ceremoni, sipas përzgjedhjes së Komisionit, çmimet u ndanë si në vijim:z. Eljesa Terbunja, fitues i Çmimit Vjetor për Angazhim Qytetar
znj. Albanota Hyseni, fituese e Çmimit Vjetor për Angazhim Qytetarz. Kastriot Sadiku, fitues i Çmimit Vjetor për Angazhim Qytetar
Ndërsa çmimet për Zyrtar të Dalluar Komunal u ndanë:znj. Suzana Hashani, fituese e Çmimit Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal
z. Agim Preniqi, fitues i Çmimit Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunalz. Hamdi Grajqevci, fitues i Çmimit Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal
Ky është viti i dytë që ky aktivitet po realizohet dhe do të jetë i vazhdueshëm edhe në vitet në vijim. Aktiviteti është mbështetur nga programi Kontrata Sociale i USAID-it.Falënderoj Komisionin për punën e tyre dhe kandidatëve fitues ju uroj suksese të mëtejshme.
Një falënderim i veçantë për ekipin e USAID-it për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Xhafer Gashi