Erdogan: Besojmë se qeveria siriane do të ndërmarrë hapat e duhur
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi pret që qeveria e përkohshme në Siri të ndërmarrë “hapat e duhur” dhe se nuk do të ketë asnjë kërcënim për fqinjët e saj. Erdogan foli në telefon me Kryetarin e Këshillit Sovran të Sudanit, Abdel Fattah Al-Burhan, për marrëdhëniet dypalëshe, proceset rajonale dhe globale. Ai tha […] The post Erdogan: Besojmë se qeveria siriane do të ndërmarrë hapat e duhur appeared first on InfoShqip.com.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi pret që qeveria e përkohshme në Siri të ndërmarrë “hapat e duhur” dhe se nuk do të ketë asnjë kërcënim për fqinjët e saj.
Erdogan foli në telefon me Kryetarin e Këshillit Sovran të Sudanit, Abdel Fattah Al-Burhan, për marrëdhëniet dypalëshe, proceset rajonale dhe globale.
Ai tha se populli sirian ka arritur në fazën e përcaktimit të së ardhmes së tij pas një krize humanitare 13-vjeçare. Sipas tij, Turqia do të ofrojë mbështetje për të siguruar që “qeveria e përkohshme të ndërmarrë hapat e duhur për t’i shërbyer popullit sirian dhe të mos përbëjë kërcënim për fqinjët e saj”.
The post Erdogan: Besojmë se qeveria siriane do të ndërmarrë hapat e duhur appeared first on InfoShqip.com.