Është arrestuar një shtetas i Kosovës në Gjevgjeli, transportonte emigrantë nga Egjipti dhe Siria
Policia ditën e djeshme ka ndaluar një shtetas të Kosovës pasi në automjetin e tij Audi A3 në afërsi të Karaorman në Gjevgjeli janë gjetur tre emigrantë nga Egjipti dhe një nga Siria, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk. “Mbrëmë në orën 20, zyrtarët policor i kanë hequr lirinë A.A. (27) nga […]


Policia ditën e djeshme ka ndaluar një shtetas të Kosovës pasi në automjetin e tij Audi A3 në afërsi të Karaorman në Gjevgjeli janë gjetur tre emigrantë nga Egjipti dhe një nga Siria, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
“Mbrëmë në orën 20, zyrtarët policor i kanë hequr lirinë A.A. (27) nga Kosova. Gjatë kontrollit të automjetit me targa të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur katër emigrantë. Njëri nga Siria dhe tre nga Egjipti”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Shtetasi i Kosovës është ndaluar në stacionin policor në Gjevgjeli, ndërsa mërgimtarët janë vendosur në Qendrën për pranim dhe transit në Gjevgjeli.