Është hedhur granatë dore në selinë e partisë së Samka Ibraimovskit në Tetovë, SPB heton rastin
Një mjet shpërthyes është hedhur në selinë e partisë së Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve (PEPR) në Tetovë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa shkak ka qenë dëmi i madh material, ka bërë të ditur lideri i kësaj partie, Samka Ibraimovski, transmeton Portalb.mk. “Njoftojmë opinionin se me datë 21.10.2024 në selinë PEPR […]
Një mjet shpërthyes është hedhur në selinë e partisë së Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve (PEPR) në Tetovë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa shkak ka qenë dëmi i madh material, ka bërë të ditur lideri i kësaj partie, Samka Ibraimovski, transmeton Portalb.mk.
“Njoftojmë opinionin se me datë 21.10.2024 në selinë PEPR është hedhur një mjet shpërthyes. Të gjitha xhamat janë thyer dhe nga e gjithë kjo janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. E dënojmë ashpër këtë akt të intolerancës dhe mosrespektimit ndaj nesh dhe romëve nga ky qytet dhe nga i gjithë vendi. Ftojmë institucionet kompetente nga Republika e Maqedonisë së Veriut që ta hetojnë rastin dhe të veprojnë me kohë”, thuhet në deklaratën e dërguar për media nga Ibraimovski.
Për ngjarjen është deklaruar SPB Tetovë nga ku thonë se sot rreth orës 08:00 në SPB Tetovë, personi B.U. nga Tetova ka raportuar se në objektin e tij hotelierik në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë është hedhur një objekt i ngjashëm me eksploziv, i cili nuk ka shpërthyer dhe gjendet para hyrjes së objektit. Askush nuk është lënduar, ndërsa vetëm xhami i dritares është thyer.
“Menjëherë pas denoncimit janë marrë masat dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një objekt hotelierik që përdoret herë pas here si klub nga një partitë politike. Është kryer kontrolli dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë dore F1 e cila është aktivizuar por nuk ka shpërthyer. Bomba është marrë nga Njësia e Antiterrorizmit. SPB Tetovë ndërmerr masat përkatëse për zbardhjen e plotë të rastit”, informojnë nga SPB Tetovë.
Selia gjendet në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë.
Kujtojmë se ish-deputeti Samka Ibraimoski në qershor të këtij viti kishte kërcënuar gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese përmes një rrjeti social.
Ai ka dërguar kërcënime dhe thirrje të rënda për dhunë ndaj një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari i Partisë për emancipimin e plotë të romëve (PEPR) dhe ish-deputeti, Samka Ibraimovski, ka kërcënuar gjyqtarët kushtetues pasi sipas tij, kanë lejuar përmbaruesit të vazhdojnë mbledhjen e borxheve, ndërsa kërcënimet i ka bërë përmes profilit të tij në Facebook.