“Faleminderit që ke dashur pa kushte”, dedikimi special i Adriana Matoshit për Ditën e Shën Valentinit

Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka zgjedhur të bëjë një dedikim romantik në ditën e të dashuruarve. Për Shën Valentin, deputetja nga Kosova ka uruar veten e saj ndërsa e ka falënderuar për “dashurinë pa kushte” që i jep. “Faleminderit që ke dashur pa kushte. Faleminderit që ke dhënë aq shumë dashuri për shoqërinë, për […]

shkurt 14, 2025 - 20:00
 0  8
“Faleminderit që ke dashur pa kushte”, dedikimi special i Adriana Matoshit për Ditën e Shën Valentinit

Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka zgjedhur të bëjë një dedikim romantik në ditën e të dashuruarve. Për Shën Valentin, deputetja nga Kosova ka uruar veten e saj ndërsa e ka falënderuar për “dashurinë pa kushte” që i jep.

“Faleminderit që ke dashur pa kushte. Faleminderit që ke dhënë aq shumë dashuri për shoqërinë, për familjen, për ata që të rrethojnë. Ti je një burim i pashtershëm dashurie, dhe shpesh ke fjetur me zemrën e ngarkuar, duke dhënë më shumë sesa ke marrë. Por sot, dua t’iu kujtoj vetes që edhe ti e meriton dashurinë, për kujdesin dhe mirënjohjen”, shprehet Adriana Matoshi.

Ndër të tjera, deputetja i ka premtuar vetes se në këtë ditë do të ketë veten prioritet.

Postimi i plotë:

E dashur Adrianë

Në këtë ditë të shenjtë të Shën Valentinit, kam vendosur të shkruaj një letër për ty, për t’i thënë vetes atë që shpesh harroj t’ja them. Për gjithë dashurinë që kam dhënë, për gjithë atë që kam ofruar, për çdo hap që kam bërë me zemrën time të hapur, sot dua të të them: Të lumtë.