Fatmir Limani i poston mesazhe private, reagon ashpër Besa Kadriu. Eskalon debati mes tyre!

Përplajesjet në distancë mes Fatmir Limanit dhe Besa Kadriut kanë eskaluar në një dimension të skajshëm. Zyrtari i Lëvizjes Besa dhe ministri në Qeverinë e Mickovskit, Fatmir Limani postoi sot The post Fatmir Limani i poston mesazhe private, reagon ashpër Besa Kadriu. Eskalon debati mes tyre! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 19, 2025 - 03:01
 0  5
Fatmir Limani i poston mesazhe private, reagon ashpër Besa Kadriu. Eskalon debati mes tyre!

Përplajesjet në distancë mes Fatmir Limanit dhe Besa Kadriut kanë eskaluar në një dimension të skajshëm. Zyrtari i Lëvizjes Besa dhe ministri në Qeverinë e Mickovskit, Fatmir Limani postoi sot mesazhe private që Besa Kadriu i kishte shkruar në janar të vitit 2024.

Mesazhi është tejet privat ku zonja Kadriu i kërkon Limanit ndihmë për t’a adresuar te ndonjë person të dytë për një huamarrje 2000 euro për një periudhë gjashtëmujore.

Limani i ka postuar mesazhin që është zhvilluar në Whatsapp, me fjalët se zonja Kadriu e kishte tepruar me debate.

“Nuk duhjet por e kërkon me zorr, për momentin mjafton”, ka shkruar Limani.

Po si rrodhi debati?

Dje, ish zyrtarja e Lëvizjes Besa, Besa Kadriu i kishte reaguar kryeministrit Hristijan Mickovski për zhvillimet rreth rastit tragjik ku humbën jetë 59 persona.

“Nëse mendojnë se do të luajnë në kartën etnike dhe politike që mbrëmë u përpoqën përmes konferencave të mesnatës. Të gjithë nga shtëpitë do t’i tërheqim për veshi”, deklaroi kryeminsitri Hristijan Mickoski

Kjo është vetëm një pjesë e deklaratës së kryeministrit që e bëri të reagojë ish-nënkryetaren e Lëvizjes Besa, Besa Kadriu, e cila në Facebook shkroi se Mickoski në vend që të adresojë përgjegjësinë e qeverisë aktuale për dështimet institucionale dhe lëshimin e licencave në mënyrë të papërgjegjshme, ai vazhdon të zhvendosë fokusin te e kaluara.

“Gjuha publike e përdorur nga kryeministri është në nivel të ulët, me një ton të qartë nacionalist në sfond. Kjo qasje jo vetëm që nuk sjell zgjidhje, por thellon përçarjet dhe largon institucionet nga funksioni i tyre real. Ajo që është vërejtur që në fillim të kësaj qeverisjeje është një prerje e qartë e qasjes në institucionet kyçe për shqiptarët”, ka shkruar Besa Kadriu.

Kur Kadriu i shkroi këto, emri dhe fotografia e saj ende qëndronin në ueb-faqen e Lëvizjes Besa si nënkryetare e partisë. Po pasi mediat iu referuan asaj si nënkryetare, Lëvizja Besa e fshiu nga faqja e uebit dhe doli me komunikatë ku sqaroi se “Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe në shkrimet e saj të fundit, nuk i shfaq qëndrimet partiake, por qëndrimet e saja personale”.

“Znj. Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë së Lëvizjes BESA në seancën e mbajtur të Kuvendit Qendror të partisë më datë 01.06.2024. Ndryshe, Lëvizja BESA mbështet fuqishëm çdo përpjekje të organeve të shtetit, për të zbardhur çdo detaj lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe në veçanti inkurajon organet e Drejtësisë që të jenë sa më efikas në punën e tyre”, thonë nga Lëvizja Besa.

E pyetur rreth kësaj, Kadriu i tha TV21 se është tërhequr nga Lëvizja Besa që kur janë zhvilluar bisedimet për qeverinë e re, bisedime dhe vendime që sipas saj janë bërë sjellë jashtë strukturave partiake. Sa i përket qëndrimit të saj ndaj Mickoskit, Besa Kadriu, përsëriti se Mickoski duhet fillimisht të marrë përgjegjësi, pastaj të kërkohet përgjegjësi edhe nga ish pushteti ekzekutiv.

“Unë kam reaguar edhe atëherë dhe reagoj edhe sot, dhe do të vazhdojë të reagojë në çdo moment kur gishti do të drejtohet vetëm nga shqiptarët. Jo, Mickoski është kryeministër dhe në qoftë se ai e ka pasur shumicën dhe krekoset me atë shumicë dhe ka luajtur me kartën e nacionalizmit, nuk duhet ta drejtojë gishtin nga shqiptarët, se nuk janë vetëm shqiptarët ato që “digjen institucione” dhe nuk mbart askush përgjegjësi. Është një vit ai që ka pozitë, është një vit kryeministër i këtij vendi”, u shpreh Besa Kadriu – ish-nënkryetare e Lëvizjes Besa.

Pos partisë, reagoi edhe Fatmir Limani. Nuk përmendi emra, por nga shkrimi i tij kuptohet se flet për person të gjinisë femërore, e cila sipas tij është duke “trokitur në derën e hasmit”.

Përndryshe Besa Kadriu vazhdon të jetë Këshilltare në Komunën e Tetovës nga radhët e Lëvizjes Besa, post nga i cili nuk ka dhënë dorëheqje, pasi siç thotë, është besim që e ka marrë nga qytetarët.

Pastaj, Besa Kasriu përmes një shkrimi në rrjetet sociale i është përgjigjur shkrimeve të Fatmir Limanit për, siç shkruan ai, “trokitjen në derën e hasmit”.

Ish nënkryetarja e Lëvizjes Besa e akuzon Limanin për prishje të partisë, ndërkaq thotë se as ajo e as fisi i saj, “asnjëherë nuk ka trokitur në derën e diallit”.

Përplasjet mes Limanit dhe Kadriut vijnë pasi kjo e fundit doli me qëndrim publik ku kritikoi Qeverinë dhe retorikën e kryeministrit Hristijan Mickoski.

Ish nënkryetarja e Lëvizjes Besa, Besa Kadriu në deklaratë për TV21 i është përgjigjur Fatmir Limanit nga e njëjta parti. Ajo duke komentuar shkrimin e Limanit në rrjete sociale, thotë se nuk e konsideron armik partinë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Unë mund ta kem në kundërshtim ideologjik, ndryshe mendoj nga një parti që është opozitare shqiptare, mirëpo unë nuk e konsideroj hasëm. Hasëm e konsideroj atë njeri që dëshiron të më shndërrojë në vasal, vetëm për t’u shndërruar në urë shqiptarët, që ata të ngritën si maqedonas. Luan me kartën etnike. Në një kohë kur si kryeministër gjatë gjithë kohës thotë nuk duhet të luhet me kartën etnike”, thotë Kadriu.

Kadriu thotë se po mos të ishin listat e mbyllura, Limani nuk do të merrte asnjë votë.

“Fatmiri është i kaluari i asaj strukture, Fatmiri është njeriu që duhet ne përmes atij të kalojnë në kërkesat tona që i kemi te Mickoski, a nuk është turp një profesoreshë universitare t’i nënshtrohet një Fatmiri që Kërçova nuk e ka votuar”, pohon Kadriu.

Në lidhje me shkrimin e Limanit, Kadriu tutje shkruan:

“Tash i shoh edhe reagimet që dikush shkruan prej këtyre njerëzve që janë vasalë. Thonë se ajo reagon se pse nuk e kam vendosur në listë. Jo ore zotëri, unë po të ishte ashtu, do të reagoja atëherë nëpër portale, pse nuk më vendosët në listë, unë jap dorëheqje. Unë nuk e kam bërë atë, sepse nuk kam dashur të përfitojë prej momentit. Unë reagoj tash, për shkak se tash e shoh se pjesa e pushtetit i ka ardhur kulmi, kulmi i asaj që këto si vasalë sillen në pushtet, ej nuk duhet të harrojmë, shqiptarët kanë votuar për ndryshim, nuk kanë votuar për vasalitet”, deklaroi Kadriu.

The post Fatmir Limani i poston mesazhe private, reagon ashpër Besa Kadriu. Eskalon debati mes tyre! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .