Nën dyshimet se e ka dëmtuar buxhetin e RMV-së mbi 2 milionë denarë, Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj të dyshuarit
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një kërçovari nën dyshimet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 2 milionë denarë, transmeton Portalb.mk. “SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj 39 vjeçarit A.A. nga Kërçova dhe subjektit juridik nën dyshimet se ka kryer veprën penale ndërtime pa leje dhe shfrytëzimi dhe […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një kërçovari nën dyshimet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 2 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.
“SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj 39 vjeçarit A.A. nga Kërçova dhe subjektit juridik nën dyshimet se ka kryer veprën penale ndërtime pa leje dhe shfrytëzimi dhe dëmtimi i vulës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë, duke vlerësuar që dëmi i shkaktuar është 2 043 139 denarë.
Në vitin 2023, i dyshuari në Kërçovë kishte ndërtuar një kat më shumë, në vend se të ndërtonte nënkulm, për çka e ka tejkaluar lartësinë.
Inspektorët e ndërtimit të Komunës së Kërçovës edhe pse i kishin ndaluar punimet në këtë punishte, më 11 shkurt të vitit 2025 përsëri ishin gjetur punëtorë duke punuar në këtë vend.