Federata e Futbollit të Maqedonisë e krijoi një platformë të re për shitjen e biletave

Biletat për ndeshjet kualifikuese të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut do të shiten në formë elektronike përmes platformës së krijuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. “Zyrtarisht është vendosur në funksioni platforma on-line (eticket.ffm.mk) për shitjen e biletave për ndeshjet e Përfaqësueses së Maqedonisë”, njoftoi Federata për platformën që do të jetë në […]

Mars 5, 2025 - 21:00
 0  6
Federata e Futbollit të Maqedonisë e krijoi një platformë të re për shitjen e biletave
Stadiumi i futbollit në Shkup. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Biletat për ndeshjet kualifikuese të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut do të shiten në formë elektronike përmes platformës së krijuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Zyrtarisht është vendosur në funksioni platforma on-line (eticket.ffm.mk) për shitjen e biletave për ndeshjet e Përfaqësueses së Maqedonisë”, njoftoi Federata për platformën që do të jetë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.

Federata vlerësoi që përmes kësaj platforme, shitja e biletave do të jetë më e shpejtë dhe më e sigurt, pasi të përzjedhet ndeshja, ulësja, dhe pasi të kryhet pagesa do të merret bileta digjitale.