U rritën çmimet e shërbimeve hotelierike në RMV 

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit shkurt të vitit 2025, krahasuar me muajin janar të vitit 2025, është rritur për 0.4 përqind, transmeton Portalb.mk.  Indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike në muajin shkurt të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, është […]

Mars 5, 2025 - 21:00
 0  7
U rritën çmimet e shërbimeve hotelierike në RMV 
Foto: StockSnap në Canva

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit shkurt të vitit 2025, krahasuar me muajin janar të vitit 2025, është rritur për 0.4 përqind, transmeton Portalb.mk

Indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike në muajin shkurt të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, është rritur për 6.0 përqind. 

Indeksi kumulativ i çmimeve në shërbimeve hotelierike për periudhën janar – shkurt 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, është rritur për 5.9 përqind, derisa krahasuar me dhjetorin e vitit 2024 është rritur për 0.4 përqind.