Masa kufizuese për dy persona për shkak një aksidenti në autostradën Gostivar – Tetovë

Një 19 vjeçar dhe 47 vjeçar dyshohen si shkaktar të aksidentit që ndodhi mbrëmë në autostradën Gostivar – Tetovë, aksident që përfundoi me pasoja të rënda, transmeton Portalb.mk. “Ka nisur procedurën dhe ka propozuar masa parandaluese për dy persona pas aksidentit të djeshëm të trafikut në magjistralen Gostivar-Tetovë”, njoftoi Prokuroria Themelore Publike në Gostivar, duke […]

Mars 5, 2025 - 21:00
 0  6
Masa kufizuese për dy persona për shkak një aksidenti në autostradën Gostivar – Tetovë
Aksident trafiku, aksident rrugor, foto ilustrim nga Artyom Kulakov/Pexels

Një 19 vjeçar dhe 47 vjeçar dyshohen si shkaktar të aksidentit që ndodhi mbrëmë në autostradën Gostivar – Tetovë, aksident që përfundoi me pasoja të rënda, transmeton Portalb.mk.

“Ka nisur procedurën dhe ka propozuar masa parandaluese për dy persona pas aksidentit të djeshëm të trafikut në magjistralen Gostivar-Tetovë”, njoftoi Prokuroria Themelore Publike në Gostivar, duke propozuar që të dyve t’i merren dokumentet e udhëtimit.

Prokuroria sqaroi që 19 vjeçari nga Vrapçishti dyshohet se kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar, ndërsa 47 vjeçari nga Ohri kishte ndryshuar korsinë pa e vlerësuar nëse mund ta bën atë pa i rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

Ndryshe, në këtë ndeshje humbi jetën udhëtari që ishte ne veturën e 47 vjeçarit, ndërsa katër tjerë morën lëndime trupore.