Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu 2024” do të mbahet prej 20 deri 27 nëntor
Aktorët nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosovës prej 20 deri 27 nëntor do të realizojnë shfaqje të ndryshme në disa institucione kulturore në Prishtinë, transmeton Portalb.mk. Java e Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu 2024” do të fillojë me shfaqjen “Emira” që do të mbahet më 20 nëntor, duke filluar prej orës 20:00 te Amfiteatri. […]
Aktorët nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosovës prej 20 deri 27 nëntor do të realizojnë shfaqje të ndryshme në disa institucione kulturore në Prishtinë, transmeton Portalb.mk.
Java e Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu 2024” do të fillojë me shfaqjen “Emira” që do të mbahet më 20 nëntor, duke filluar prej orës 20:00 te Amfiteatri. Kjo shfaqje është bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar në Shkup.
Ditët tjera do të realizohen nga dy shfaqje, njëra prej orës 18:00, ndërsa shfaqja e dytë prej orës 20:00. Në ditën e fundit do të ketë vetëm ceremoni përmbyllëse te Amfiteatri, duke filluar prej orës 20:30.
Në këto shfaqje do të marrë pjesë: Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtari i Kosovës, Teatri Shqiptar i Shkupit, Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren”, Teatri “Adriana” – Ferizaj, Teatri i Kumanovës, Teatri i Gostivarit, Teatri “Aleksandër Moisiu” – Durrës, Teatri i Tetovës, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatri “A.Z. Çajupi” – Korçë dhe Qendra Multimedia.