Nuk do të ketë më rende tëgjata në hapësirat e policisë për nxjerrjen e dokumenteve, paralajmëroi ministri Toshkovski

Gjatë promovimit të një makine të re për printimin e dokumenteve personale, ministri për punë të brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, vlerësoi se rendet e gjata për nxjerrjen e dokumenteve do të jetë diçka e kaluar, transmeton Portalb.mk. “Makina printon të gjitha llojet e dokumenteve të cilat i lëshon Ministria e Punëve të […]

Nëntor 15, 2024 - 00:00
 0  3
Nuk do të ketë më rende tëgjata në hapësirat e policisë për nxjerrjen e dokumenteve, paralajmëroi ministri Toshkovski
Radhë pritje për fotografim për letërnjoftim dhe pasaportë në Strugë / Fotografuar nga Sh.A -Portalb.mk Janar 2024

Gjatë promovimit të një makine të re për printimin e dokumenteve personale, ministri për punë të brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, vlerësoi se rendet e gjata për nxjerrjen e dokumenteve do të jetë diçka e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Makina printon të gjitha llojet e dokumenteve të cilat i lëshon Ministria e Punëve të Brendshme siç janë letërnjoftimet, patentë shoferët, kartelat për qëndrim të përkohshëm. Kjo do të thotë se nuk ka më turma siç i kemi pasur në të kaluarën por shpejt dhe me kohë do të lëshohen dokumentet për çdo qytetar”, deklaroi Toshkovski.

Ai sqaroi që makina e re për printim, do ta trefishojë kapacitetin për dhënien e dokumenteve personale.

Ndryshe, urdhërpagesë kundërvajtëse dhe gjobë në shumën prej 100 euro do të marrë shoferi i cili nuk ka leje të vlefshme të vozitjes me emrin e ri të shtetit, kjo sipas Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor. Patentë shoferët me emrin e vjetër të shtetit “Republika e Maqedonisë” nuk do të jenë të vlefshme pas datës 31.12.2024, andaj MPB-ja apelon këto ditë që ato të zëvendësohen me të reja, përkatësisht, emri që do të figurojë në to duhet të jenë “Republika” e Maqedonisë së Veriut”.

Kujtojmë se më 1 shkurt të këtij viti, Kuvendi miratoi në procedurë të shkurtuar ndryshimet ligjore sipas të cilave afati për ndërrimin e patentë shoferëve me emërtimin “Republika e Maqedonisë” do të jetë deri në fund të vitit, përkatësisht 31 dhjetor 2024. Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.