Fetai: Gjuha shqipe nuk guxon të preket!

Zv.kryeministri Arben Fetai siguron se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk do te preket. “Gjuha shqipe nuk preket. Ligji për gjuhët nuk guxon të preket, sepse ai bazohet në Kushtetutën e vendit. Gjuha shqipe edhe pse fatkeqësisht ende përmes definicionit me 20%, është gjuhë, është kategori kushtetuese. Është mirë që Gjykata Kushtetuese dëgjoj porositë […]

dhjetor 17, 2024 - 22:00
 0  4
Fetai: Gjuha shqipe nuk guxon të preket!

Zv.kryeministri Arben Fetai siguron se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk do te preket.

“Gjuha shqipe nuk preket. Ligji për gjuhët nuk guxon të preket, sepse ai bazohet në Kushtetutën e vendit. Gjuha shqipe edhe pse fatkeqësisht ende përmes definicionit me 20%, është gjuhë, është kategori kushtetuese. Është mirë që Gjykata Kushtetuese dëgjoj porositë nga partnerët ndërkombëtarë, nga qytetarët, shqiptarët, partitë politike dhe u tregua e arsyeshme rreth peshës politike të çdo vendimi që prekë gjuhën shqipe. Uroj që Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë të sillet me përgjegjësinë më të lartë. E thash, gjuha shqipe nuk preket. I patë edhe deklaratat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili tha se askush nuk e cënon gjuhën shqipe dhe besoj se do të kemi një epilog, i cili do të jetë në përputhje me frymën e Kushtetutës, pra që gjuha shqipe është zyrtare në këtë vend dhe këtë nuk mund ta zhbëj asnjë gjykatë dhe askush. Do të ketë një zgjidhje e cila e ruan edhe ligjin për përdorimin e gjuhëve, siç është tani”, tha Fetai në intervistë për Gazetën Lajm.