Fetai: Tani qasja është ndryshe, Kuvendi i partisë do të mblidhet çdo tre muaj
Zëvendëskryeministri, njëherit kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai në një paraqitje në Daily Click në Tv21, ka theksuar se me kryesinë e re të partisë, do të The post Fetai: Tani qasja është ndryshe, Kuvendi i partisë do të mblidhet çdo tre muaj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zëvendëskryeministri, njëherit kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai në një paraqitje në Daily Click në Tv21, ka theksuar se me kryesinë e re të partisë, do të funksionojnë krejtësisht ndryshe. Sipas tij kuvendi i partisë do të jetë organ ku kuvendohet, por edhe raportohet për punën e funksionarëve të partisë që janë në ekzekutiv.
“Për mua personalisht të qenurit kryetar i kuvendit të partisë është një nderë. Keni parasysh edhe periudhën paraprake me atë pozicion, ose me njeriun që barte atë pozicion kemi patur telashe, një periudhë pak traumatike sepse zotëriu në fjalë refuzonte ta thërriste kuvendin për më tepër se një vit, duke mohuar kështu vendimmarrjen partiake. Tani qasja është krejtësisht e kundërt, Kuvendi i partisë do të mblidhet në baza tre mujore për të siguruar raportim, transparencë rreth çështjeve financiare të partisë, transparencë rreth punës së zyrtarëve tonë në qeverisje. Këtë uikend, të dielën do të fillojmë këtë proces, sot në fakt kemi thirrur mbledhje të kuvendit të partisë ku funksionarët do të raportojnë për gjashtë muajt e para në qeverisje, dhe kësisoj do të sigurohemi që kuvendi i partisë të jetë organ ku kuvendohet”, ka theksuar Fetai.
The post Fetai: Tani qasja është ndryshe, Kuvendi i partisë do të mblidhet çdo tre muaj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .