FFM-ja filloi procedurat për ndryshimin e strukturës së Federatës dhe sistemin e garave në të gjitha ligat
Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në seancën e fundit ka vendosur të fillojë procedurën për ndryshimin e sistemit të garave në të gjitha kategoritë e vendit, transmeton Portalb.mk. “Këshilli Drejtues i FFM-së ka vendosur të zbatojë një reformë të plotë të strukturës organizative të FFM-së, si dhe të kërkojë autorizim nga […]


Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në seancën e fundit ka vendosur të fillojë procedurën për ndryshimin e sistemit të garave në të gjitha kategoritë e vendit, transmeton Portalb.mk.
“Këshilli Drejtues i FFM-së ka vendosur të zbatojë një reformë të plotë të strukturës organizative të FFM-së, si dhe të kërkojë autorizim nga delegatët në Kuvendin e ardhshëm për ndryshimin e sistemit të garave në të gjitha kategoritë”, raportoi Federata.
Në këtë seancë u vendos edhe themelimi i Gjykatës së Arbitrazhit brenda FFM-së, me qëllim zgjidhjen e shpejtë të problemeve që mund t’i kenë ndërmjet vete futbollistët, trajnerët dhe ekipet.
Më 15 mars në Shkup do të mbahet Kuvendi i përgjithshëm i rregullt zgjedhor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, pasi më 22 dhjetor të vitit 2024, Masar Omeragiqin u zgjodh kryetar i ri i FFM-së, pas dorëheqjes së paraprijësit të tij Muamed Sejdini më 17 nëntor të vitit 2024.
Ndryshe, në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM) në fund të muajit tetor është kërkuar mbledhje urgjente nga anëtarët e Këshillit Drejtues të FFM-së, kërkesë e cila pritet të realizohet brenda 21 ditëve. Sejdinit në muajin tetor i është hequr dokumenti diplomatik i udhëtimit, konfirmon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Kryetari i FFM-së paraprakisht ka njoftuar që në fund të muajit shtator është sulmuar nga tre persona në një lokal në qendër të Shkupit. Nga ana tjetër, dy institucionet kryesore në futbollin ndërkombëtar, UEFA dhe FIFA, kanë kërkuar takim urgjent me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me problemet e shkaktuara në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM).
- LEXO: Muhamet Sejdini ka dhënë dorëheqje – FFM në dhjetor do të zgjedhë kryetar të ri
- LEXO: Anëtarët e Këshillit Drejtues në FFM kërkuan mbledhje urgjente
- LEXO: I është tërhequr pasaporta diplomatike kryetarit të FFM-së, Muammed Sejdinit dhe 230 personave të tjerë
- LEXO: Kërkojmë takim urgjent me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut-së, alarmoi UEFA dhe FIFA