Ministri i Jashtëm hungarez nga Shkupi: Çështja dypalëshe për në BE duhet të zgjidhet sa më shpejt

Shpresoj se çështja e pazgjidhur dypalëshe do të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian. Kështu ka thënë ministri i Hungarisë për Çështje Evropiane, Janos Boka nga Shkupi, transmeton Portalb.mk. Sipas tij, procesi i anëtarësimit në BE duhet të bazohet në objektivitet. “Procesi […]

Prill 11, 2025 - 09:00
 0  5
Ministri i Jashtëm hungarez nga Shkupi: Çështja dypalëshe për në BE duhet të zgjidhet sa më shpejt
Ministri i Jashtëm i Hungarisë - Janos Boka dhe zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane e RMV-së - Viktorija Trajkov. Foto: Viktorija Trajkov (Facebook)

Shpresoj se çështja e pazgjidhur dypalëshe do të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian. Kështu ka thënë ministri i Hungarisë për Çështje Evropiane, Janos Boka nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, procesi i anëtarësimit në BE duhet të bazohet në objektivitet.

“Procesi i anëtarësimit duhet të jetë një proces i bazuar në objektivitet dhe merita. Maqedonia e Veriut është vend kandidat që nga viti 2005 dhe besoj se vendi i duhur për Maqedoninë e Veriut tashmë duhet të jetë në BE. Shpresoj që çështja e pazgjidhur dypalëshe të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Janos Boka.

Zëvendësministrja për Çështje Evropiane Viktorija Trajkov, megjithatë, tha se fokusi aktual i vendit është në agjendat e integrimit evropian dhe reformave.

“Fokusi do të jetë integrimi evropian i vendit tonë. E informova ministrin Boka se ne si Ministri e Çështjeve Evropiane po punojmë me përkushtim në atë agjendë reformuese që është synimi ynë parësor për momentin”, tha Viktorija Trajkov.

Këto komente u bënë në diskutimin e mbyllur “Si ta bëjmë Evropën përsëri të madhe?”.

Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së.

Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash. Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.