RMV, padi ndaj kryetarit të komunës për keqpërdorime gjatë një tenderi në vlerë mbi 200 mijë denarë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Dellçevës për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë realizimit të një tenderi në vitin 2019-të, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj 53 vjeçarit G.T. nga Dellçeva për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”, vepër […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Dellçevës për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë realizimit të një tenderi në vitin 2019-të, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal ndaj 53 vjeçarit G.T. nga Dellçeva për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”, vepër e dënueshme në bazë të nenit 353, paragrafi 3 dhe 1, në lidhje me nenin 45 nga Kodi Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut në lidhje me tenderin në vlerë 222 760 denarë.
Ai dyshohet se nuk ka ndjekur rregullat gjatë përzgjedhjes së një ofertuesi në prill të vitit 2019-të në një procedurë tenderimi për blerjen e vajrave dhe pjesëve të veturave.
Ndryshe, Komuna e Dellçevës prej vitit 2017-të udhëhiqet nga Goran Trajkovski.