Filipçe: LSDM-ja nuk do të jetë mburojë për politikat dështuara të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit!
Lideri socialdemokrat, Venko Filipçe, nga Prilepi ka deklaruar se LSDM-ja nuk do të lejojë që të shfrytëzohet si “paravan” për politikat e pasuksesshme të VMRO-DPMNE-së dhe liderit të tyre, Hristijan Mickoski. Ai potencoi se LSDM-ja nuk është VMRO-DPMNE dhe nuk do ta bllokojë të ardhmen e vendit për shkak të përfitimeve partiake. Filipçe komentoi thirrjet […]
Lideri socialdemokrat, Venko Filipçe, nga Prilepi ka deklaruar se LSDM-ja nuk do të lejojë që të shfrytëzohet si “paravan” për politikat e pasuksesshme të VMRO-DPMNE-së dhe liderit të tyre, Hristijan Mickoski.
Ai potencoi se LSDM-ja nuk është VMRO-DPMNE dhe nuk do ta bllokojë të ardhmen e vendit për shkak të përfitimeve partiake.
Filipçe komentoi thirrjet për konstruktivitet të opozitës, duke potencuar se mbështetja e LSDM-së do të jetë e kapshme vetëm për zgjidhjet reale dhe të realizueshme.
“Nëse presin se LSDM-ja me naivitet do të pranojë ide që çojnë drejt bllokimeve tjera, gënjehen. Ne nuk jemi këtu të jemi mburojë për politikat e tyre të dështuara. Le të tregojnë lidership dhe sinqeritet. Le të ofrojnë ide që mund të na bashkojnë. Nëse jo, nuk do të bëhemi pjesë e dramës së tyre” – tha Filipçe.
Deklarata e Filipçes vjen në kohën e rritjes së tensioneve politike dhe diskutimeve rreth së ardhmes evropiane të vendit, veçanërisht në kontekst të eurointegrimeve dhe strategjive politike të dy partive. /tvklan.mk/