“Fillimisht të hapet ura kryesore”, Sadiku: Ndërtimi i dy urave nuk e zgjedh problemin e urës së Ibrit
Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, në një lidhje direkte në emisionin “Gazeta” ka folur rreth vendimit për ndërtimin e dy urave të reja në qytetin e Mitrovicës, që ndahet në pjesën veriore dhe atë jugore prej lumit Ibër Sadiku thotë se mbështet çdo ndërtim urash, pasi ato janë simbol i


Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, në një lidhje direkte në emisionin “Gazeta” ka folur rreth vendimit për ndërtimin e dy urave të reja në qytetin e Mitrovicës, që ndahet në pjesën veriore dhe atë jugore prej lumit Ibër
Sadiku thotë se mbështet çdo ndërtim urash, pasi ato janë simbol i lidhjes mes njerëzve, kulturave dhe dallimeve, por shton se për momentin, ka çështje më me prioritet për t’u trajtuar.
Ai thotë se autoritetet qendrore dhe lokale është dashur të konsultohen me qytetarët para se të merrnin vendimin për ndërtimin e dy urave mbi Ibër, pasi ky është një vendim “me rëndësi të madhe”.
Sipas tij, ndërtimi i urave të reja duhej planifikuar pasi ura kryesore të hapej për qarkullim. /Gazeta10
