Dogana e Kosovës zbulon mbi 130 tonë pleh kimik me origjinë nga Rusia, e paraqitën si produkt serb
Një subjekt ekonomik kishte tentuar të importojë pleh kimik me origjinë nga Federata Ruse, duke e prezantuar atë si produkt me origjinë nga Serbia. Kjo përpjekje për manipulim u bë pavarësisht se Dogana e Kosovës e kishte njoftuar më herët me shkrim kompaninë se importi i këtij produkti ndalohet, në përputhje me sanksionet ndërkombëtare ndaj


Një subjekt ekonomik kishte tentuar të importojë pleh kimik me origjinë nga Federata Ruse, duke e prezantuar atë si produkt me origjinë nga Serbia.
Kjo përpjekje për manipulim u bë pavarësisht se Dogana e Kosovës e kishte njoftuar më herët me shkrim kompaninë se importi i këtij produkti ndalohet, në përputhje me sanksionet ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse.
Dogana ka vepruar me kohë dhe ka ndërhyrë në momentin e hyrjes së mallit në kufi, duke e ndaluar dërgesën.
Zbulohet se për të shmangur ndalimin, kompania kishte ambalazhuar mallin në thasë që mbanin emërtimin e një prodhuesi serb, duke u përpjekur ta paraqesë mallin si të lejuar për import.
