Fisnik Ristemi u dorëhoq mes akuzave të rënda, por sërish shfaqet në tubimet e VLEN-it
Pas dorëheqjes nga pozicioni i shefit të shtabit të koalicionit VLEN në Gostivar dhe deklarimit publik se do të tërhiqet nga çdo aktivitet politik, Fisnik Ristemi është rikthyer në skenë The post Fisnik Ristemi u dorëhoq mes akuzave të rënda, por sërish shfaqet në tubimet e VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Pas dorëheqjes nga pozicioni i shefit të shtabit të koalicionit VLEN në Gostivar dhe deklarimit publik se do të tërhiqet nga çdo aktivitet politik, Fisnik Ristemi është rikthyer në skenë politike. Ai u pa mbrëmë i pranishëm në hapjen e shtabit të VLEN-it në Zhelinë.
Në letrën e dorëheqjes, Ristemi shpërtheu me akuza të drejtpërdrejta ndaj figurave brenda koalicionit, duke veçuar Azir Aliun dhe Bashkim Hasanin.
“Prej sot nuk do jemë Kryetar Shtabi i koalicionit VLEN në Gostivar! Nuk do jemë pjesë e kalkulimeve të dështakëve në politikë si Azir Aliu e Bashkim Hasani!” – theksoi ai.
Ristemi argumentoi se nuk dëshiron të mbajë përgjegjësi për, siç e quajti, humbjen e parashikuar të VLEN-it në Gostivar.
“Nuk dua të jem pjesë e dështimit dhe humbjes së madhe që do pësojnë në Gostivar VLEN, shkaku i këtyre personave, shkaku i këtyre dështakëve që nuk fitojnë as në lagjet e veta dhe shfrytëzojnë momentin e turbulluar në Gostivar për t’u ngritur politikisht, por do fundosen përfundimisht!” – deklaroi ai.
Në reagimin e tij, Ristemi bëri të ditur edhe largimin nga çdo aktivitet politik brenda VLEN:
“Tërhiqem nga çdo aktivitet i VLEN!”
Megjithatë, ai nuk i kurseu fjalët e respektit për disa drejtues dhe aktivistë të koalicionit.
“Gjithësesi respekti për liderët e VLEN dhe për kryetarin e shtabit qendror Adnan Azizi dhe aktivistët që i solla e i gjeta në VLEN, vlejnë!” – shkroi ai.
Dorëheqja e tij u interpretua si një goditje serioze për strukturat lokale të VLEN në Gostivar, duke reflektuar përçarjet dhe pakënaqësitë e brendshme në prag të zgjedhjeve. Por rikthimi i papritur në aktivitetet e koalicionit ngre dilema të reja për qëndrimin e tij real ndaj VLEN-it. Flaka
The post Fisnik Ristemi u dorëhoq mes akuzave të rënda, por sërish shfaqet në tubimet e VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
