Fitoi çmimin e madh në BBVA, Egla Ceno: Më kërkuan lekë borxh
Egla Ceno, fituesja e këtij edicioni në Big Brother VIP Albania, ka ndarë shumë detaje në emisionin Top Arena pas eksperiencës së saj disa muajsh në këtë spektakël. Ajo madje ka folur për raportin që ka me disa prej banorëve, me të cilën ndau eksperiencën gjithashtu edhe për zërat e shumtë, se kush e meritonte […]
Egla Ceno, fituesja e këtij edicioni në Big Brother VIP Albania, ka ndarë shumë detaje në emisionin Top Arena pas eksperiencës së saj disa muajsh në këtë spektakël.
Ajo madje ka folur për raportin që ka me disa prej banorëve, me të cilën ndau eksperiencën gjithashtu edhe për zërat e shumtë, se kush e meritonte fitoren, duke u përgjigjur edhe në pyetjen nëse i kishin kërkuar lekë borxh.
Egla Ceno iu përgjigj pyetjeve “pikante” të Erjola Doçit:
Kush të zgjon në mëngjes?
Egla: Më kape të papërgatitur…. sahati, impenjimet, ose askush nëse skam angazhime
Cilit prej banorëve i ke numrin?
Egla: Jam dëgjuar me Françeskën, Lidin, Vini, Gazin…
Nëse do merrje Jul Dedën, çfarë do i thoje?
Egla: Si pse s’je bërë i gjallë? Se unë pata një incident dhe të gjithë e morën vesh, incident vërtetë serioz, dhe sinqerisht telefoni im ka qenë hapur…
A shkumohesh më në vaskë?
Egla: Në vaskë jo se nuk kam, akoma se kam marrë vaskën, por shkumohem me qetësi në një banjë që nuk hyn e del askush
Kush e fitoi Big Brother Vip se po flitet shumë?
Egla: Unë nuk kam dyshime se kush e fitoi. Ka vend për të gjithë në këtë botë. Kush ndihet fitues le të ndihet. Nuk më prek mua
Keni komunikuar me Heidin?
Egla: Me Heidin nuk jam dëgjuar
Të kanë kërkuar lekë borxh?
Egla: Po më kanë kërkuar, dhe u kam thënë le të vendosemi në radhë, e para unë se dua t’i marr ca lëkë borxh vetes, por kismet, se në shqiptarët kemi shumë vrima për të mbyllur.