Në Maqedoninë e Veriut rreth 7 përqind e shtëpive nuk kanë qasje në internet, ndërsa mbi 63 % kanë blerë përmes internetit
Nëntë prej dhjetë shtëpive në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të parë të vitit 2024 kanë qasje në internet, ashtu që në vendbanimet urbane 92.1 përqind e familjarëve kanë qasje, raporton Portalb.mk. “Në tremujorin e parë të vitit 2024, nga popullsia e përgjithshme të moshës prej 15 deri 74 vjeç, internet kanë përdorur 91.2%, ndërsa […]
Nëntë prej dhjetë shtëpive në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të parë të vitit 2024 kanë qasje në internet, ashtu që në vendbanimet urbane 92.1 përqind e familjarëve kanë qasje, raporton Portalb.mk.
“Në tremujorin e parë të vitit 2024, nga popullsia e përgjithshme të moshës prej 15 deri 74 vjeç, internet kanë përdorur 91.2%, ndërsa 76.4% e kanë përdorur disa herë gjatë ditës”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti raportoi që 63.5 përqind e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut brenda një viti kanë blerë produkte ose shërbime përmes faqeve onlajn.
Në Maqedoninë e Veriut rreth 63 përqind e qytetarëve i lexojnë onlajn faqet e gazetave dhe revistave, 51 përqind e ndjekin televizionin përmes internetit, ndërsa 21 % i shprehin mendimet për çështjet shoqërore dhe politike.
Rreth 40 përqind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut e përdorin internet bankën.