Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën malore të njohur si Mali i Thatë, mbi fshatin Kopanicë, në territorin e Komunës së Jegunovcës, përcjell tetova1 Sipas të dhënave fillestare, zjarri është aktivizuar në një pjesë të terrenit malor, ndërsa ...

gusht 27, 2026 - 22:30
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën malore të njohur si Mali i Thatë, mbi fshatin Kopanicë, në territorin e Komunës së Jegunovcës, përcjell tetova1

Sipas të dhënave fillestare, zjarri është aktivizuar në një pjesë të terrenit malor, ndërsa një re e dendur tymi mund të shihet nga disa zona përreth.

Përhapja e flakëve mbetet shqetësuese për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të thata, të cilat mund të favorizojnë zgjerimin e mëtejshëm të zjarrit./tetova1.mk


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.