Flamuri i Maqedonisë së Veriut në vend të 8, u shfaq me 12 rreze! Akuza për skandal në festë shtetërore

Mbrëmjen e djeshme, gjatë festimit të madh në Ohër në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, është shfaqur një flamur me 12 rreze në vend të 8 rrezeve zyrtare. Spektakli muzikor “Shkëlqeu fuqishëm dita” u m...

gusht 10, 2026 - 14:30
Flamuri i Maqedonisë së Veriut në vend të 8, u shfaq me 12 rreze! Akuza për skandal në festë shtetërore

Mbrëmjen e djeshme, gjatë festimit të madh në Ohër në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, është shfaqur një flamur me 12 rreze në vend të 8 rrezeve zyrtare.

Spektakli muzikor “Shkëlqeu fuqishëm dita” u mbajt në stadiumin “Burimet e Biljanës”. Ohri ishte stacioni i parë i turneut të paralajmëruar që pritet të përfshijë 11 qytete të vendit, ndërsa ngjarja përmbyllëse është paralajmëruar për më 4 shtator në Shkup.

Shfaqja e këtij flamuri ka nxitur reagime të ashpra nga opozita.

“Në një festim zyrtar shtetëror për 35-vjetorin e pavarësisë, të paguar me shuma të mëdha parash nga qytetarët, qeveria e Mickoskit e gaboi flamurin e Maqedonisë”, deklaruan nga LSDM.

Nga kjo parti kërkuan që Qeveria të bëjë publike se cila kompani ka qenë e angazhuar për organizimin e ngjarjes, të tregojë se sa mjete janë shpenzuar për këtë festë, si dhe të tregojë se kush do të mbajë përgjegjësi për këtë lëshim.

Por VMRO-DPMNE reagoi ndaj akuzave të LSDM-së për flamurin gjatë koncertit për 35-vjetorin e pavarësisë, duke sqaruar se bëhej fjalë për një instalacion artistik ku dielli me shumë rreze transformohet në flamurin me tetë rreze. Nga kjo parti deklaruan se LSDM-ja — e cila ka ndryshuar flamurin, emrin dhe Kushtetutën — nuk ka asnjë kredibilitet të flasë për ulje të dinjitetit shtetëror. /INA/

The post Flamuri i Maqedonisë së Veriut në vend të 8, u shfaq me 12 rreze! Akuza për skandal në festë shtetërore appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.