Flet Artan Hajrizi, tregon si i hyri Fatoni në banesë dhe ia mori dokumentet
Artan Hajrizi vëllai i Faton Hajrizit i cili po dyshohet për vrasjen e një polici në Serbi, ka treguar se si vëllai i tij kishte shkuar në Gjermani para dy dite dhe ia kishte marrë dokumentet pa dijeninë e tij. Artani ka deklaruar se kontakti i fundit me vëllain e tij fatonin ka qenë para […]
Artan Hajrizi vëllai i Faton Hajrizit i cili po dyshohet për vrasjen e një polici në Serbi, ka treguar se si vëllai i tij kishte shkuar në Gjermani para dy dite dhe ia kishte marrë dokumentet pa dijeninë e tij.
Artani ka deklaruar se kontakti i fundit me vëllain e tij fatonin ka qenë para dy dite, kur në mëngjes kishte shkuar në banesën e tij në Gjermani.
“Hera e fundit kontakt me Faton Hajrizin para dy diteve. Fatoni mi ka marr dokumentet pa lejen time. në orën 07:00 të mëngjesit para dy dite. Ai mka thirr ne telefon dy tri here në telefon por i kam kërkaur që mos të më përfshijë në këto gjëra”, ka thënë Artani në një lidhje direkte në emisionin “Debat Plus”.
Artani thotë se asnjëherë s’ka pasur probleme me shtetin as në Kosovë, as në Gjermani.
“Ai ka ardh këtu, ka prek zilen dhe kam dal me shiku se kush është me kan u ka nuk e di, por ka qenë me dikë. I kam thënë nga dritarja se çfarë ka, më tha se ka me fol dicka dhe i thash hajde, por mos mendo se mundesh me nejt. I tregova se jam njeri familjar nuk i du këto probleme. Unë s’kam pas kurrë probleme me shtet”
“I thash se nuk ki vend këtu dhe e dyta i thash që i thirri policinë nëse nuk largohet për një orë”, rrefehet Artani. /Zëri