Formohet edhe një tjetër organ i përbashkët i koalicionit “VLEN”
Koalicioni VLEN njoftoi se pas Trupit Koordinues Politik, do të formojë edhe një tjetër organ që do të luaj rolin e filtrit të fundit të zbatimit të politikave të këtij koalicioni. Siç thuhet në komunikatën e tyre, kjo bëhet për një qëndrueshmëri më të madhe politike, me synimin për krijim të një lëvizje politike që […]
Koalicioni VLEN njoftoi se pas Trupit Koordinues Politik, do të formojë edhe një tjetër organ që do të luaj rolin e filtrit të fundit të zbatimit të politikave të këtij koalicioni.
Siç thuhet në komunikatën e tyre, kjo bëhet për një qëndrueshmëri më të madhe politike, me synimin për krijim të një lëvizje politike që ofron zgjidhje konkrete.
“Pas formimit të Trupit Koordinues Politik të VLEN-it vijon edhe formimi i Komisionit të koalicionit për çështjet e zgjedhjeve, emërimeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, i cili do të jetë filtri i fundit i të gjitha vendimeve kadrovike për zbatimin e përcaktimeve programore me të vetmin qëllim, rritjen e efikasitetit në implementimin e politikave”, thanë nga VLEN-i.
Zërat se koalicioni VLEN do të shkrihet në një parti kanë qarkulluar që pas zgjedhjeve të fundit.
Ditë më parë Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, nga Tetova tha se koalicioni “VLEN” do të paraqitet së bashku edhe në zgjedhjet lokale në vitin 2025, dhe pastaj do të vendoset nëse do të bëhen një parti.
Një javë më parë “Koalicioni ‘VLEN’ formoi Trupin Koordinues ku secila parti do të ketë nga dy anëtarë, një kryetar dhe një zëvendës, ndërsa përfaqësuesi i “Vetëvendosjes” Bekim Qoku do të jetë anëtari i nëntë i atij organi koordinues.
Sipas Kasamit, udhërrëfyes për hapat e ardhshëm në koalicion do të jetë rezultati nga zgjedhjet lokale.
“Kjo deri në zgjedhjet lokale, ku sigurisht ka jjë dakordësi që koalicioni “VLEN” të shkojë si një trup I përbashkët. Pas zgjedhjeve lokale conform gjithë asaj që presim si rezultat pozitiv, do të shkojmë edhe me hapin tjetër, domëthënë të një bashkimi. Jermi duke shkuar në atë drejtim, por nuk duam t’i sforcojmë këto zhvillime. 01:09 Ashtu kemi vlerësuar se deri tani kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer. Kështu do të shkojmë deri në zgjedhjet lokale, ndërsa më pas do të shkojmë një hap tutje me idenë e formimit të një subjekti politik”, tha Kasami.
Koalicioni VLEN, është një nga dy blloqet politike shqiptare që garuan në zgjedhjet e këtij viti. Pjesë e këtij koalicioni janë Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravari dhe Alternativa. Nga zgjedhjet e fundit parlamentare ky koalicion siguri 14 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut./tvklan.mk/