Foshnja sillet pa shenja jete në spitalin e Pejës, nisin hetimet
Policia ka njoftuar se një një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës. Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se rasti është raportuar rreth orës 11:42 nga Emergjenca. “Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, deklaroi […]


Policia ka njoftuar se një një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se rasti është raportuar rreth orës 11:42 nga Emergjenca.
“Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, deklaroi Gashi.
Ai bëri të ditur se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin.
