Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në vend. Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, zv.kryeministrja Balluku shkruan: “Zjarrvënësit kanë fytyrë dhe ligji ka forcë!” Postimi shoqërohet me një video ku shfaqen personat e ndaluar, duke e bërë të qartë […]

Korrik 27, 2025 - 22:30
 0
Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në vend.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, zv.kryeministrja Balluku shkruan: “Zjarrvënësit kanë fytyrë dhe ligji ka forcë!”

Postimi shoqërohet me një video ku shfaqen personat e ndaluar, duke e bërë të qartë se nuk do të ketë më tolerancë për zjarrvënësit.

I njëjti postim është ndarë në rrjetet sociale edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar. Sipas njoftimit, 6 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për shkak të veprimeve që kanë shkaktuar ose favorizuar përhapjen e flakëve në disa zona të Shqipërisë.

Kujtojmë se pak orë më parë nga Bulqiza, ministrja Balluku deklaroi se në Kodin e ri Penal, do të kërkohet që zjarrvënia qoftë e qëllimshme apo e pakujdesshme, të konsiderohet vepër penale dhe të ndëshkohet me penalitete maksimale.