Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

Ndërkohë që vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3 për qind në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje të jashtëzakonshme: asnjë vdekje në rrugë gjatë gjithë vitit. Suksesi lidhet me uljen e kufijve të shpejtësisë, dizajnin e kujdesshëm urban dhe masat e forta të kontrollit, përfshirë 70 kamera të reja dhe zbatimin e […]

gusht 2, 2025 - 23:00
 0
Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

Ndërkohë që vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3 për qind në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje të jashtëzakonshme: asnjë vdekje në rrugë gjatë gjithë vitit.

Suksesi lidhet me uljen e kufijve të shpejtësisë, dizajnin e kujdesshëm urban dhe masat e forta të kontrollit, përfshirë 70 kamera të reja dhe zbatimin e politikës kombëtare “Vizioni Zero”.

Kështu që nga viti 2021, kufijtë e shpejtësisë në zonat e banuara u ulën në 30 km/h, çka sipas ekspertëve përgjysmon rrezikun për këmbësorët.

Gjithashtu ndryshimet në infrastrukturë, investimet në shtigje për biçikleta (mbi 1,500 km) dhe përforcimi i transportit publik kanë çuar në një ulje të madhe të përdorimit të makinave dhe aksidenteve. Nga 727 lëndime në vitin 2003, në vitin 2023 ato ranë në vetëm 14, raporton Politico.

Modeli i Helsinkit po shihet si shembull për të gjithë BE-në në përpjekjen për të përgjysmuar vdekjet në rrugë deri më 2030. Ai tregon se me planifikim të mençur dhe angazhim afatgjatë, vizioni për rrugë pa viktima është i arritshëm.