Franca kërkon që autorët e sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, të sillen para drejtësisë. Në dyvjetorin e rënies së Bunjakut, Guerot u shpreh se mendimet janë me familjen e tij. “Dy vjet pas sulmit kriminal në Banjskë, i cili i mori jetën e rreshterit Afrim

shtator 24, 2025 - 16:30
 0
Franca kërkon që autorët e sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë
Franca kërkon që autorët e sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë

Franca kërkon që autorët e sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, të sillen para drejtësisë.

Në dyvjetorin e rënies së Bunjakut, Guerot u shpreh se mendimet janë me familjen e tij.

“Dy vjet pas sulmit kriminal në Banjskë, i cili i mori jetën e rreshterit Afrim Bunjaku, mendimet tona janë me familjen e tij. Franca vazhdon të bëjë thirrje që autorët e këtij sulmi vdekjeprurës të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai në “X”.