Fronti Evropian: 100 ditët e para të qeverisë me legjitimitet monoetnik ishin plot skandale dhe dështime
Koalicioni opozitar Fronti Evropian sot në Shkup organizoi ngjarje për 100 ditët e para të qeverisë së re në RMV. Për ata kjo qeveri është me legjitimitet monoetnik dhe ishte plot me skandale, dështime, nënçmime dhe poshtërime, transmeton Portalb.mk. Udhëheqësi i këtij koalicioni, Ali Ahmeti tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë subjekt e […]
Koalicioni opozitar Fronti Evropian sot në Shkup organizoi ngjarje për 100 ditët e para të qeverisë së re në RMV. Për ata kjo qeveri është me legjitimitet monoetnik dhe ishte plot me skandale, dështime, nënçmime dhe poshtërime, transmeton Portalb.mk.
Udhëheqësi i këtij koalicioni, Ali Ahmeti tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë subjekt e jo objekt.
“Sot shqiptarët përfaqësohen nga objekti me emrin VLEN, njejte si një gurë që e rregullon “ustahi” siç do ai vet. Fronti do të vazhdoj çdo ditë me konferenca shtypi, diellin pëllëmbe mbi kokë do të ua sjellim, sepse shqiptarët nuk e meritojnë këtë nënçmim. Ne nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e kësaj qeverie, sepse nuk jemi gomë rezervë. Ne nuk jemi përfaqësues të anarkise e revanshizmit, ne nuk veprojmë sipas instinktit, sepse jemi ndërtuar sipas ideologjisë kombëtare. Fushata antishqiptare që është neveritëse nuk është e mirë”, tha Ahmeti.
Ai shtoi se VLEN ka bërë gabim fatal që hyri në këtë qeveri.
“Këto e kanë mësuar një fjali “BDI-ja i ka fajet”. Ne do bëjmë ashtu siç do populli, ndaj le ta harrojnë idenë se ata i kanë fituar zgjedhjet, sepse vjen dita e ua bëjmë 8 me 2”, tha Ahmeti.
Ziadin Sela tha se destabilizimi është klima dhe frika që ata mundohen ta krijojnë për të realizuan planin e Mickoskit për t’i hequr lehtësisht të arriturat shqiptare.
“Këto janë ato momente që edhe pse betejat politike bëjnë të vetën, nuk them se mund te ndihem I lumtur, në këtë situatë ku po na çojnë disa njerëz manipulativë qe u vendosën në shërbim të VMRO-DPMNE-së. Këto 100 dite qeverisje, realizim i programit të VMRO-së dhe sherbesë e VMRO-së nga VLEN-i”, tha Sela.
Lidhur me 100 ditëshin, dje kryeministri Hristijan Mickoski doli para para shtypit për të dhënë raport për rezultatet e 100 ditëve të punës së qeverisë së re që drejton, ai u lavdërua me të arriturat.
LSDM-ja nga ana tjetër i numëroi dështimet dhe skandalet e kësaj qevdrie.
Lidhur me 100 ditëshin e qeverisë më 29 shtator 2024 edhe koalicioni VLEN u lavdërua me të arriturat e tyre.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 8 maj, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe ZNAM 6. Mirëpo, pas rivotimit me 22 maj në shtatë vendvotime për shkak të parregullsive gjatë votimit të 8 majit, koalicioni VLEN fitoi një deputet më tepër, duke i bërë 14 deputetë, ndërsa Fronti Evropian humbi një deputet, i cili shkoi për VLENIN.
Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut u votua nga deputetët më 23 qershor të këtij viti në krye me kryeministrin Hristijan Mickoski. Kjo Qeveri përbëhet nga VMRO-DPMNE-ja me partnerët koalicionues – koalicionin VLEN dhe partinë ZNAM.