Fshihen nga llogaria, reagojnë shoqatat e mërgimtarëve gostivaras

“Ne, mërgimtarët dhe shoqatat e vendbanimeve të komunës së Gostivarit nëpërmjet Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim reagojmë ashpër pas vendimeve të njëpasnjëshme të institucioneve të Maqedonisë së The post Fshihen nga llogaria, reagojnë shoqatat e mërgimtarëve gostivaras appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 25, 2024 - 16:00
 0  5
Fshihen nga llogaria, reagojnë shoqatat e mërgimtarëve gostivaras

“Ne, mërgimtarët dhe shoqatat e vendbanimeve të komunës së Gostivarit nëpërmjet Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim reagojmë ashpër pas vendimeve të njëpasnjëshme të institucioneve të Maqedonisë së Veriut, për shlyerjen apo mosnjohjen e shifrave zyrtare, sidomos të mërgatës që dalin nga procesi i regjistrimit të popullsisë në vitin 2021”, nis reagimi i shoqatave të poshtshënuara që veprojnë në mërgim.

“Një Vendim skandaloz, i qëllimshëm dhe i dëmshëm, sidomos për mërgatën shqiptare sidomos mërgatës shqiptare gostivarase, është vendimi i datës 24.09.2024, i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vërtetimin e numrit të anëtarëve të këshillit të komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, vijon reagimi.

Komuna e Gostivarit, thuhet në reagim, gjithmonë ka pasur 31 këshilltarë komunal, ndërkaq me këtë Vendim numri i këshilltarëve komunal ULET në 23, pra 8 këshilltarë më pak do të ketë këshilli komunal në të ardhmen.

“Arsyeja kryesore e kësaj ulje është se, për bazë në komunën e Gostivarit janë marr numri i banorëve rezident të regjistruar në vitin 2021, 59770 banorë, e jo numri i përgjithshëm 93956 banorë.
Komuna e Gostivarit në çdo Vendim të Maqedonisë së Veriut, llogaritet me -34186 banorë me pak”, vijon reagimi.

“Këta 34186 banorë prej tyre 31627 shqiptarë, jemi Ne mërgimtarët të cilët nga dora e shtetit, me pëlqim edhe të pushtetarëve shqiptarë, PO FSHIHEMI nga do çdo e dhënë zyrtare”, reagon diaspora.

“Shteti hileqar i dëmton në çdo sferë shqiptarët, qytetin tonë, mërgatën tonë që është frymëmarrja kryesore e zhvillimit të vendit. Numri i mërgimtarëve shqiptarë të regjistruar në vitin 2021, NDIKOI që për herë të parë, zyrtarisht shqiptarët në RMV të arrijnë shifrën 30% dhe kjo u bë falë angazhimit vullnetarë të vet mërgimtarëve, të shoqatave të tyre”, shtohet në reagim.

“Ne si mërgimtarët, si shoqata dhe si Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, KËRKOJMË publikisht nga këshilli i komunës së Gostivarit të thërres një Seancë të jashtëzakonshme ose më e pakta sa më shpejt të organizoj Seancë për të biseduar për këtë pikë, ku më pas do të sillet në Vendim që t’i drejtohen qeverisë qendrore, që për çdo gjë, për komunën e Gostivarit, të përdoren shifrat zyrtare dhe të popullsisë së përgjithshme. Nga këshilltarët komunal shqiptarë, KËRKOJMË UNITET”, apelon mërgata.

“KËRKOJMË nga kryetari i komunës së Gostivarit, Këshilli Komunal (të gjithë këshilltarët shqiptarët), zyrtarët shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, subjektet politike Pozitë apo Opozitë, që shqetësimin dhe reagimin tonë ta trajtojnë si çështje SHUMË TË RËNDËSISHME dhe të njëjtën, MENJËHERË TA ADRESOJNË PËR TA ZGJIDHUR KËTË PROBLEM DHE KËTË HILE”, vijon kumtesa.

Ne si mërgimtarë, si shoqata dhe si Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, vijon kumtesa, deri në zgjidhjen e tërësishme të problemit me shifrat zyrtare, pra deri sa të përdoren numri i përgjithshëm i banorëve të regjistruar në vitin 2021, DO TA NGRIJMË BASHKËPUNIMIN me gjitha institucionet qendrore dhe lokale.

“Shteti na thirri të regjistrohemi dhe Ne si mërgimtarët iu përgjigjëm ftesës për tu regjistruar, tani MOS NA FSHINI SI MËRGIMTARË.Për Ne, komuna e Gostivarit zyrtarisht i ka 93956 banorë, ndërkaq çdo interpretim apo ndryshme të kësaj shifre, për NE është mohim, fshirje, zhdukje dhe pasivizim i mërgatës”, përfundon reagimi nga Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, e shkruar në Bern, me 24 Tetor 2024. Flaka

The post Fshihen nga llogaria, reagojnë shoqatat e mërgimtarëve gostivaras appeared first on Flaka, në çdo lajm... .