Studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për qëndrim në pesë konvikte studentore

Deri në fund të muajit nëntor, studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për akomodim në njërin nga pesë konviktet që akoma ka vende të lira, transmeton Portalb.mk. “Prej sot është hapur mundësia për paraqitjen e studentëve për akomodim në konviktet e studentëve ku kanë mbetur  vende të lira pas përfundimit të […]

Nëntor 16, 2024 - 00:00
 0  3
Studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për qëndrim në pesë konvikte studentore
Dhomë për studentët në Konviktin Studentor të Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Deri në fund të muajit nëntor, studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për akomodim në njërin nga pesë konviktet që akoma ka vende të lira, transmeton Portalb.mk.

Prej sot është hapur mundësia për paraqitjen e studentëve për akomodim në konviktet e studentëve ku kanë mbetur  vende të lira pas përfundimit të konkursit të parë”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Kritret dhe mënyra për aplikim është njëjtë si në shpalljen e parë të konkursit.

Konkursi është hapur për këto konvikte studentore: “Koço Racin” – Manastir, “Tome Stafanovski – Seniq” – Shkup, “Nikolla Karev” – Ohër, “Orde Çopella” – Prilep dhe “Hiljadnikov” – Shtip.

Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) më 26 shtator shpalli rezultatet e Konkursit për pranimin e studentëve të vitit të parë të regjistruar në konviktet shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2024/2025.

Në konviktet shtetërore kushtet janë sfidë e vjetër, që ndoshta për shkak të përmasave të objekteve dhe kompleksitetit të angazhimit që duhet të ishte realizuar prej kohësh, askush nuk ka marrë përsipër ta zgjidhë. Tani ne po e zgjidhim këtë sfidë, aktivitetet për rikonstruksionin e objekteve në faza po intensifikohen dhe për katër vite do të bëhen të gjitha moderne dhe me efikasitet  energjetik. Kështu premtoi më 15 tetor ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Ajo paraprakisht kishte paralajmëruar kontroll për mënyrën se si kanë punuar konviktet e studentëve deri më tani.