Fundjava në RMV me temperatura më të ulëta

Nesër (e shtunë), si dhe të dielën, për shkak të depërtimit të një mase ajrore pak më të freskët nga veriu, temperaturat në Maqedoni do të zbresin për rreth 5 The post Fundjava në RMV me temperatura më të ulëta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 11, 2024 - 23:00
 0  3
Fundjava në RMV me temperatura më të ulëta

Nesër (e shtunë), si dhe të dielën, për shkak të depërtimit të një mase ajrore pak më të freskët nga veriu, temperaturat në Maqedoni do të zbresin për rreth 5 gradë, ndryshe nga ato që kemi tani.

Moti do të jetë stabil, i thatë dhe me diell, me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

Të shtunën, do të fryjë herë pas here erë e fortë nga veriu.

Temperaturat do të rriten nga 18 deri në 25 gradë.

Në rajonin e Shkupit, nesër (e shtunë) si dhe të dielën do të kemi mot stabil, të thatë dhe me diell me paraqitje të vranësisë së ulët deri në mesatare lokale.

Temperatura maksimale ditore në këto dy ditë do të arrijë deri në rreth 24 gradë.

Më të ulëta do të jenë edhe temperaturat e mëngjesit, sidomos të dielën kur do të zbresin në intervalin prej 4 deri në 11 gradë

The post Fundjava në RMV me temperatura më të ulëta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .