Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen më 24 tetor zbarkon në Shkup 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po përgatitet për një turne të ri nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe destinacioni i saj i parë do të jetë Shkupi, The post Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen më 24 tetor zbarkon në Shkup  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 11, 2024 - 23:00
 0  3
Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen më 24 tetor zbarkon në Shkup 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po përgatitet për një turne të ri nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe destinacioni i saj i parë do të jetë Shkupi, më 24 tetor.

Vizita e Von der Leyen vjen pas vendimit të Brukselit për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Më 15 tetor, Shqipëria duhet të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare, pas së cilës do të hapë kapitullin e parë negociues.

Për Shkupin, procesi është në ngërç për shkak të moszbatimit të Kornizës negociuese me BE-në, përfshirë kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e pakicës bullgare në të.

The post Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen më 24 tetor zbarkon në Shkup  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .