Mexhiti priti në takim kreun e PD, Lulzim Basha

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti sot ka pritur në takim kreun e PD Lulzim Basha i cili gjendet për vizitë në vend. Ishte kënaqësi të zhvilloj një takim vëllazëror The post Mexhiti priti në takim kreun e PD, Lulzim Basha appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 11, 2024 - 23:00
 0  3
Mexhiti priti në takim kreun e PD, Lulzim Basha

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti sot ka pritur në takim kreun e PD Lulzim Basha i cili gjendet për vizitë në vend.

Ishte kënaqësi të zhvilloj një takim vëllazëror me Lulzim Bashën, një politikan me vizion dhe përkushtim.

Biseda ishte e këndshme, por edhe politikisht e mirëseardhur. Më uroi për detyrën time dhe sukseset e para në qeverisjen e drejtë, që e kemi nisur mirë e mbarë. VLEN-i sot është strumbullari i politikës patriote e të ndershme.

Gjatë bisedës, diskutuam politikën e brendshme, zhvillimet e fundit dhe sfidat rajonale, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe përparimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Z. Basha nënvizoi rolin vendimtar të bashkëpunimit dhe dialogut për përballimin e këtyre sfidave dhe nevojën për një angazhim të përbashkët për një të ardhme më të mirë për vendet tona.

Mirëseerdhe në Shkup, z. Basha!

The post Mexhiti priti në takim kreun e PD, Lulzim Basha appeared first on Flaka, në çdo lajm... .