Furnizimi i rregulltë me rrymë, Gërvalla: Erdhi pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve tona
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas lajmit se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike. Gjatë së premtes, në Zubin Potok pati një shpërthim të fuqishëm, ku kanali kryesor i Ibër Lepencit u dëmtua rëndë. Mirëpo pas një pune të palodhshme, ky problem u rregullua pjesërisht. Lidhur me këtë, Gërvalla
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas lajmit se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike.
Gjatë së premtes, në Zubin Potok pati një shpërthim të fuqishëm, ku kanali kryesor i Ibër Lepencit u dëmtua rëndë.
Mirëpo pas një pune të palodhshme, ky problem u rregullua pjesërisht.
Lidhur me këtë, Gërvalla shton se kjo u bë falë angazhimit të jashtëzakonshëm të institucioneve të vendit.
“Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve tona, është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Gërvalla.